Vaji i kokosit nuk është aq i shëndetshëm sa është thënë deri tani.

Një studim i bërë nga “The American Heart Association” ka ardhur në përfundim se nuk duhet të konsumohet shumë nga ky vaj, sepse të gjithë yndyrat e ngjashme shkaktojnë dëme të rrezikshme në zemrën e njeriut.

Mjeku, Karin Michels nga Harvardi, ka deklaruar se vaji i kokosit është një helm i pastër dhe një nga ushqimet më të këqija që mund të hani, pasi acidet yndyrore që gjenden në të janë shumë më të larta se ato të dhjamit, bazuar në një përkthim të “Business Insider Deutschland”.

Një tjetër studiues i Universitetit të Cornel theksoi se “vaji i kokosit ndoshta nuk është aq i keq sa gjalpi, por nuk është aq i mirë sa vaji i ullirit ekstra i virgjër”. Por ka edhe nga ata të cilët thonë se nuk ka prova që ky vaj mund të shërojë Alzheimer.

Populli që përdor më shumë vaj kokosi janë Tokelauans, që jetojnë në Paqësorin jugor? Ata marrin 60% të kalorive nga arrat e kokosit. Ndërkohë studimet e bëra në këtë vend, thonë se kanë shëndet të shkëlqyer, dhe me pak raste të sëmundjeve të zemrës.

Një shembull tjetër i popullatave që ushqehen me vaj kokosi dhe kanë shëndet të shkëlqyer janë Kitavans. Ky popull, nuk vuan nga sëmundjet e zemrës. Ky vaj është i rëndësishëm edhe për personat që vuajnë nga epilepsia.

Njerëzit e përdorin vajin e kokosit për diabetin, sëmundjet e zemrës, lodhjen kronike, sëmundjen e Alzheimerit, cilësinë e jetës tek njerëzit me kancer të gjirit, energjinë dhe rritjen e sistemit imunitar.

Megjithë kalorinë e lartë të vajit të kokosit dhe përmbajtjen e yndyrës së ngopur, disa njerëz e përdorin atë duke e pire për të humbur peshë dhe për të ulur kolesterolin.

Po ashtu vaj i kokosit aplikohet në lëkurë dhe në produktet e tjera për të parandaluar dëmtimin e flokëve.

Një sondazh i vitit te kaluar i New York Times zbuloi se ndërsa 72 përqind e popullsisë amerikane mendojnë se vaji i kokosit është i shëndetshme, vetëm 37 përqind e dietologëve bien dakord.

Për më shumë ndiqni dikutimin në emisioni “Në Shtëpinë tonë”.

Top Channel