Ato lindën vetëm dy javë larg njëra-tjetrës, por do të rriten së bashku, si pjesë e klanit Kardashian-Jenner.

Vetë Kylie ka postuar një foto të Stormi Webste dhe Chicago West, të dyja 7 muajshe me veshje gjumi rozë. 21-vjeçarja ka postuar foto të kushërirave në shtrat së bashku, gati për gjumë.

“Festa e gjumit” shkruan Kylie në diçiturën e postimit në Instagram. Stormi është vajza e Kylie dhe Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Berman Webster II. Ajo ka lindur më 1 shkurt dhe është fëmija i parë për Kylie. Chicago është fëmija i tretë i Kim Kardashian dhe Kanye West, dhe lindi më 15 janar. Kim ka dhe vajzën North 5 vjeçe dhe djalin Saint 3 vjeç. Chicago lindi nga një nënë mbartëse.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel