Gjukanoviç pret Thaçin: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kontribut për paqen në rajon

11/09/2018 19:05

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç ka pritur në një takim ditën e sotme në Podgoricë, hologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Mësohet se Gjukanoviç është shprehur se arritja e një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte një kontribut mjaft i rëndësishëm shtesë për paqen në rajonin tonë.

“Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviç për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane”, shkroi ndër të tjera Thaçi në “Facebook”.

Top Channel