Një video që tregon se si një fëmijë i vogël luan me një piton të madh po bën xhiron e botës.

Nga pamjet shihet vogëlushi që rrethohet nga pitoni dhe që rrotullohet sipër tij. Më pas, fëmija çohet në këmbë dhe e kap pitonin nga koka, duke e mbajtur pranë fytyrës.

Gjatë kësaj kohe, dëgjohet vogëlushi që qesh dhe prindërit e tij që gjithashtu qeshin me këtë lojë.

Videoja është xhiruar në Javën Lindore, Indonezi.

Komentuesit në Youtube kanë kritikuar ashpër prindërit, duke i quajtur të papërgjegjshëm.

Top Channel