Panucci, i “urryeri” i skocezëve. 11 vite më parë i eliminoi në shtesë me Italinë

10/09/2018 13:56

Christian Panucci nuk shkon për herë të parë në Glasgow dhe as në “Hampden Park”. Madje, atje në Skoci e njohin të gjithë, si një nga lojtarët që i ka prishur ëndrrën rreth 11 vite më parë tifozëve të kësaj përfaqësueseje.

Gjithçka ndodhi në vitin 2007, kur Italia e tij, me një barazim 1-1 deri në minutën e fundit, po dilte jashtë Europianit, por pikërisht në mbyllje të takimit, fillimisht Pirlo me një krosim perfekt e më pas Panucci me një goditje me kokë, riktheu heshtjen mes skocezëve, duke i gjunjëzuar e goditur atëherë kur më pak e prisnin.

Italia fitoi 2-1 falë golit të mbrojtësit Panucci, që sot në mbrëmje rikthehet në të njëjtin stadium, me dëshirën për t’i ngrirë sërish buzëqeshjen Skocisë, edhe pse si trajner, dhe nën drejtimin e Shqipërisë – siç ai e ka pranuar edhe vet – do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Top Channel