Përfaqësuesja shqiptare ka zgjedhur të zbresë në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë stërvitore, një zgjedhje e trajnerit kjo, ndoshta për të luajtur me ndonjë element surprizë, apo pa i dhënë shumë informacion ekipit kundërshtar.

Seanca e fundit stërvitore për kuqezinjtë ka qenë në “Elbasan Arena”, paraditen e së dielës, ndërkohë që paraditen e kësaj të hëne kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, në një fushë stërvitore të izoluar, thjesht për të mbajtur në formë gjendjen fizike, pa përdorur topat.

Ndryshe nga ndeshja e parë me Izraelin, në këtë ndeshje të dytë ndaj Skocisë është dëmtuar Andi Lila, i cili u zëvendësua menjëherë nga Ergys Kaçe, i grumbulluar në emergjencë pas ndeshjes me Izraelin.

Top Channel