Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë së shtetit ka theksuar se referendumi i 30 shtatorit është një moment historik, ku votuesit pa dallim përcaktimit të tyre politik, etnik ose çfarëdo përcaktimi kanë mundësi që të jenë arkitekt të të ardhmes së tyre.

“Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë”, porositi Zaev në adresimin e tij para të pranishmëve në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë – 8 shtatori.

Ai më tej tha se sot është një ditë e veçantë për Republikën e Maqedonisë duke përkujtuar se në ditën e sotme para 27 viteve qytetarët e Maqedonisë morën vendim historik dhe votuan për pavarësi dhe sovranitet.

Zaev u përqendrua edhe në Marrëveshjen për kontestin për emrin me Greqinë duke theksuar se përgjegjësi ishte të zgjidhet kjo çështje, meqë, siç tha, kërcënonte të ardhmen e e Maqedonisë.

Top Channel