Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i heq lejen për të vizituar Drenicën

09/09/2018 10:02

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka tërhequr lejen që Ministria e Jashtme i ka dhënë presidentit serb Aleksandër Vuçiç të shkojë në zonën e Drenicës.

Këtë njoftim Haradinaj e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook dhe ka treguar se ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.

Ky vendim i është dërguar edhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë me anë të së cilit njoftohet se presidentit serb i anulohet vizita në Drenicë.

“Kryeministri ka marr vendim për ta tërhequr lejen dhe është lajmëruar edhe pala serbe. Kjo është bërë për shkaqe sigurie”, tha këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.

Top Channel