“Vera n’Shesh” organizohet në Ndroq; Veliaj: Të zhvillojmë agro-turizmin

09/09/2018 14:35

“Vera n’Shesh” me këtë emër panairi me produkte nga zona e Ndroqit në Tiranë mblodhi bashkë-prodhues, banorë dhe shumë vizitorë të apasionuar pas produkteve dhe kulinarisë vendase.

“Kjo festë është një risi për t’u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur”, u shpreh ai.

Veliaj u kërkoi banorëve të zonës që të orientohen drejt zhvillimit të agro-turizmit dhe të përftojnë nga fondet e vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë për zhvillimin e bizneseve të tyre.

“Sot turizmi numër një në Itali e Greqi nuk është deti. Për herë të parë ka qenë agro-turizmi, turizmi në fshat. Ndaj, dua t’ju ftoj të gjithëve të përdorim fondet e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së, për ta kthyer shtëpinë ose dhomat shtesë, në një lloj bujtine. Ndaj, kush i ka mundësitë, duhet të fillojë ta mendojë si biznes të mirëfilltë familjar. Bashkia e Tiranës do bëjë çmos që të ndihmojë secilin për aplikimet”, tha ai.

Nga ana tjetër Veliaj i beri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte të zonës për të kontribuar për rritjen ekonomisë lokale

“Kemi marrë përsipër që, përveç festës në shesh që duam ta bëjmë çdo vit, në Shëngjergj do të bëjmë festën e domates, në Baldushk do të vazhdojmë me festën e gjelit të detit, diku tjetër me festën e mjaltit, mandej me festën e vajit të ullirit; në qoftë se të gjitha rrethinat e Tiranës mbushen me aktivitete të tilla, besoj se do t’i japim emër markave “Made in Tirana” dhe “Made in Albania””, theksoi Veliaj

Top Channel