Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shteti i Kosovës dhe populli i saj respekton tërësinë territoriale “dhe nderon institucionet e saja”.

Sipas Haradinajt, këto janë “parimet e palëkundura” që Kosova gjithmonë do të mbrojë dhe respektojë.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Top Channel