Kombëtarja, Shakohoxha: Rezultatet do rrëzojnë skepticizmin ndaj Panuccit

07/09/2018 15:52

Nations League nis sot për Kombëtaren tonë me ndeshjen e parë ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”. Drejtori i Supersport, Dritan Shakohoxha, i ftuar në “Top Talk” ka thënë se duhet të besojmë në këtë kombëtare dhe se do të jenë rezultatet ato që do të rrëzojnë skepticizmin e krijuar pas miqësoreve.

Ai thotë se Shqipëria është në një grup të fortë, megjithëse përmend vetëm Skocinë si skuadër më të mirë se ekipi i drejtuar nga Panuccit.

Nations League do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për Shqipërinë, pasi nuk do të vuajë atë problemin e miqësoreve, por do të ketë ndeshje të forta, si Izraeli apo Skocia. Skepticizmi i tanishëm do të shuhet nga rezultatet. Panucci po ndërton me të vërtetë një skuadër të tijën, pavarësisht se ndërroi pak mendje dhe riktheu në skuadër shumë lojtarë të lënë jashtë në miqësoret e fundit. Miqësoret e suksesshme kanë sjellë zyrtare jo të mira dhe e kundërta”, tha Shakohoxha.

Top Channel