“Shqiponja” ndaj Serbisë, Xhaka e Shaqiri kërkojnë falje

06/09/2018 10:18

Për herë të parë, lojtarët e Zvicrës, edhe ata me origjinë shqiptare, kanë kërkuar zyrtarisht falje para gazetarëve për simbolin e “Shqiponjës” në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, ka deklaruar Granit Xhaka. Falje ka kërkuar edhe autori i golit të dytë, e i dyti që bëri simbolin e “Shqiponjës”, edhe pse paksa me ironi “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar”, shprehej ai.

Falje ka kërkuar edhe Stephan Lichtsteiner, i cili po ashtu si dy shokët e tij të skuadrës bëri simbolin e shqiponjës. “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”, u shpreh ai.

Top Channel