Shkolla në kushte të këqija; Nxënësit jo vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar

04/09/2018 13:35

Në një shkollë në Sopot të Bulqizës nxënëset nuk shkojnë vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar. Klasat janë në gjendje të keqe higjienike dhe muret e dritaret të pamirëmbajtura.

Nxënësit e kësaj shkolle 9 vjeçare në fshatin Sopot të Bulqizës nuk shkojnë në shkollë vetëm për të mësuar, por edhe për të pastruar.

Barra u bie vajzave pasi higjiena nëpër klasa është larg kushteve normale të zhvillimit të mësimit.

Shkolla 9-vjeçare “Jashar Kola” prej vitesh nuk ka tualete dhe ujë të pijshëm. 90 nxënësit e kësaj shkolle mësojnë në klasa pa banka, apo me dritare me xhama të thyer.

Janë prindërit e tyre që çdo vit paguajnë për riparimin e stolave apo dhe lyerjen e shkollës.

Top Channel