Nis “Top Talk”/ Dilema e pensioneve, i ftuar ministri Ahmetaj

03/09/2018 15:33

Në orën 15:40 minuta nis transmetimin programi më i ri në Top Channel, “Top Talk”, i cili do të vijë në një format krejtësisht ndryshe, ku misioni i tij do të jetë: ballafaqimi me faktet dhe e vërteta e kërkuar troç.

I ftuari i parë në programin e drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja do të jetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili do të flasë për pensionet dhe jo vetëm.

Në harkun e pak minutave, i ftuari i ditës personazh publik apo politik do t’iu përgjigjet pyetjeve, të gazetarit Denis Dyrnjaja, pyetje që do të përfaqësojnë interesin e publikut.

Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti, dhe gjithçka tjetër përballë të vërtetës.

Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:40.

Top Channel