E keni imagjinuar ndonjëherë si mund të ishte heavy metal i “Metallica” nëse interpretohet në piano në stilin e Beethoven? Apo se si do të ishte një këngë pop e Rihannas në stilin klasik të Mozart? Epo, tani mund të ndodhë.

Në fakt, përgjigjja mund të dëgjohet falë një sistemi inteligjence artificiale të realizuar nga grup ekspertësh të një divizioni të “Facebook”, që ka krijuar një rrjet përkthimi muzikor universal.

Sistemi merr audion e një kënge, e transformon në një kod dhe e analizon. Në fund e kodifikon në një version të ri, e luajtur me instrumente të ndryshme, me një tjetër stil.

Për çdo këngë që i propozohet, sistemi i inteligjencës artificiale realizon gjashtë versione alternative.

Top Channel