Panik në Çmimin e Madh të Belgjikës, në Formula 1.

Nico Hulkenberg frenoi shumë vonë në kthesën e parë dhe goditi nga pas Fernando Alonson, i cili u ngrit në “fluturim” mbi kokën e Charles Leclerc, pilotit të Alfa Romeos.

Fatmirësisht, pilotët e përfshirë në aksidentin e tmerrshëm nuk pësuan dëmtime fizike.

Piloti spanjoll i Mclaren, Fernando Alonso tha: “Është e vështirë të besohet se si dikush mund të vijë me aq shpejtësi në kthesë. Pashë që Hulkenberg i kishte të gjitha rrotat e bllokuara, por nuk kisha ku të shkoja. Nuk e bëri me dashjë, por një pilot duhet të dijë se si të niset”.

Më poshtë, mund të shikoni fotot e aksidentit nga të gjitha këndet e mundshme.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel