Nisja e Çmimit të Madh të Belgjikës rrezikoi jetën e pilotit Charles Leclerc, i cili pa që sipër kokës së tij po “fluturonte” Fernando Alonso me McLaren. Spanjolli ishte goditur nga pas nga makina Renault e Nico Hulkenberg, i cili frenoi shumë vonë në kthesën e parë.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale. Sipas një llogarie të spanjolles “AS”, dëmet e këtij aksidenti janë plot 1,5 milionë euro. McLaren-i i Alonsos kërkon 500 000 euro për të qenë gati për Çmimin e Madh të Italisë, në fundjavë.

Red Bulli duhet të investojë 300 000 euro për njëvendëshen e Daniel Ricciardos, 54 000 euro më pak sesa Renault për makinën e Hulkenbergut, atij që shkaktoi aksidentin.

Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190 560, 137 330 dhe 92 350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valtteri Bottas, Leclerc dhe Kimi Raikkonen.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel