Sony njoftoi se do të dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenin-robot Aibo, që vitin e kaluar doli për herë të parë në tregun japonez.

Qeni do të jetë i disponueshëm në SHBA nga muaji shtator dhe do të kushtojë 2 899 dollarë.

Versioni amerikan i këtij qeni-robot nuk duket shumë ndryshe nga ajo që Sony ka treguar në CES këtë vit. Ai përfshin një sërë sensorësh dhe kamerash që e ndihmojnë qenin për të ndërvepruar me të zotin. Ka një aparat në hundë që ndihmon në gjetjen dhe identifikimin e anëtarëve të familjes përmes njohjes së fytyrës.

Qeni-robot gjithashtu u përgjigjet komandave zanore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel