Muzika shkodrane zbret në Amfiteatrin e Tiranës mbrëmjen e së enjtes. Legjendat e muzikës qytetare shkodrane: Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali vijnë së bashku me artistët e rinj të qytetit në një buqetë muzikore të titulluar “Karajfilat e Shkodrës”.

Prej ditësh këngëtarët shkodranë kanë nisur provat, për t’u përfaqësuar sa më mirë në koncertin që do të mbajnë mbrëmjen e 23 gushtit, në Amfiteatrin e Liqenit.

“Karajfilat e Shkodrës” do të jetë jo vetëm një mbrëmje muzikore, por edhe një paradë me kostumet më të bukura popullore të zonës së Shkodrës. Veç këngëve, do të ketë edhe pjesë nga dhe orkestra e grupi i valleve të qytetit të Shkodrës.

Top Channel