Në pyllin e fazanëve/ Pas shpendëve, rikthehen edhe pushuesit

21/08/2018 16:14

Pas 26 vitesh i lënë në harresë Pylli i Fazanëve në Maliq po rijetëzohet. I ndodhur vetëm pak kilometra në distancë nga Maliqi dhe Korça, ky pyll po i shtohet listës së destinacioneve natyrore që vizitorët zgjedhin për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre.

Ndërkohë vizitorët kanë nisur ti rikthehen pyllit të cilin e zgjedhin për natyrën e veçantë dhe ajrin e pastër

“Pylli i fazanëve” ndodhet 10 km larg qytetit të Korçës dhe vetëm 2 km larg qytetit të Maliqit. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 50 Ha, dhe gëzon statusin e monumentit natyror.

Top Channel