Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KURBAN BAJRAMI, QINDRA BESIMTARË NË SHESH

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Qindra vetë u mblodhën mëngjesin e sotëm në Tiranë në sheshin Skënderbej për të falur Namazin. Kremtimet u bënë edhe në qytete të tjera.

 

BAJRAMI NË KOSOVË. TËRNAVA: MOS I VRISNI FEMRAT

Në Kosovë myftiu Naim Tërnava i kushtoi fjalimin e tij tolerancës dhe dashurisë për femrat duke e lidhur me vrasjet e fundit te grave në vend.

 

TJETËR TRAGJEDI NË ITALI, 10 TË VDEKUR

Një tjetër tragjedi tronditi Italinë. 10 turistë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në kanionet e Kalabrisë kur vërshimi i ujërave nga mali i zuri në befasi.

 

SANTIAGO BERNABEU BOSH. SHKAK RONALDO?!

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Reali duket se ka boshatisur stadiumin. Santiago Bernaubeu ishte më bosh se kurrë në ndeshjen e parë të realit.

 

KËNGËTARET SHQIPTARE SHKËLQEJNË NË MTV

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të Mtv. Rita Ora u vlerësua me trofe për kërcimin më të mirë .

 

Top Channel