Një aksident me pasoja tragjike ndodhi paraditen e së martës, rreth orës 11:30 në aksin rrugor Fier-Levan. Tre mjete janë përfshirë në këtë aksident duke shkaktuar një të vdekur dhe 8 të plagosur.

Në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T, me targa AA 616 FN, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T, me targa AA 446 OP, si edhe një mjet i tretë që ka pasur dëme të pakta.

Viktima Majlinda Troka, shtatëzanë, po udhëtonte si pasagjere në mjetin Audi.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip Audi ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip Mercedes-Benz, ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë.

Ne spitalin rajonal të Fierit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore 8 të plagosur, midis tyre një fëmijë dhe tre pjesëtarë të së njëjtës familje.

Një prej mjeteve, Audi ishte duke udhëtuar me drejtim Fier-Vlorë, ndërsa Benz-i me drejtim Vlorë-Fier. Si pasoje e këtij aksidenti, qarkullimi i mjeteve është ngadalësuar për rreth një orë, duke krijuar kështu radhë te gjata.

Top Channel