Turqi, të shtëna para selisë së Ambasadës Amerikane

20/08/2018 09:44

Një incident është regjistruar në Turqi, në kulmin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Ambasadën Amerikane në Ankara është qëlluar me armë zjarri. Sipas CNN turk, ngjarja ka ndodhur në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Një person ka qëlluar nga një automjet me ngjyrë të bardhë në lëvizje dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sulmi vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara, pas përplasjeve mbi pastorin amerikan të arrestuar në Turqi dhe sanksioneve amerikane që pasuan.

Top Channel