Plantacion me kanabis në pyjet e Italisë, dy shqiptarë në pranga

20/08/2018 11:48

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë pasi kishin mbjellë një plantacion me kanabis në një pyll afër lumit Po.

Sipas policisë italiane, të arrestuar janë Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, 28-vjeçarë nga Shqipëria, që mediat e vendit fqinj se ishin të pastrehë. U kondfiskuan 291 bimë marijuanë dhe një sasi e thatë gati për shitje.

Dyshoeht se dy shqiptarët janë punëtorë të plantacionit, por hetimet do të tregojnë nëse janë pjesë e një grupi më të fuqishëm kriminal.

Top Channel