Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PËRPLASI 3 PERSONA, ARRESTOHET 29-VJEÇARI NË VLORË
Një 29-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë së Vlorës, pasi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:30, ka aksidentuar tri shtetase pas përplasjes së mjetit të tij me një tjetër, në rrugicat e fshatit Novoselë.

JA ÇFARË NDODH ME SALLAMET NË TREG
Pas denoncimit të rastit me vajin e ullirit ekstra të virgjër top channel sjell rastin e sallameve që shiten në treg, shpesh herë më të lira se kosto e prodhimit të tyre.

SHKON NË 43 NUMRI I VIKTIMAVE NGA SHEMBJA E URËS
Rregjistrohen 43 viktimat nga shembja e urës në Genova të italisë pas largimit nga jeta të një të lënduare në spital mbrëmjen e së shtunës. Nga rrënojat u nxor edhe trupi I pajetë I të zhdukurit të fundit.

ENDE ASNJE ZGJIDHJE PËR ANIJEN DICIOTTI
Nuk ka ende një përgjigje për fatin e anijes së rojes bregdetare italiane Diciotti me 177 emigrantë në bord ndërkohë që prej 4 ditësh vërtitet e padestinacion mes Maltës dhe Italisë.

ANCELOTTI, DEBUTUES DHE FITUES!
Carlo Ancelotti e nis me këmbë të mbare sezonin me Napolin pas fitores 1-2 me Lazion në stadiumin Olimpico. Roli dhe pritshmëritë e trajnerit të ri aq të dashur për skuadrën dhe tifozët po merr formë.

Top Channel