Kur Carlo Ancelotti pranoi të firmoste me Napolin, teksa ende nuk ishte shkarkuar trajneri i mëparshëm, ai erdhi me vetëdijen se të gjithë në qytetin jugor presin titullin, objektiv në të cilin dështuan sezonin e kaluar.

Hapi i parë, në një kampionat të gjatë dhe të lodhshëm, u finalizua me sukses, pasi “të kaltrit” u imponuan 1-2 ndaj Lazios, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një stadium si “Olimpico”.

Fitorja rindezi entuziazmin në një ambient që ishte skeptik deri para pak ditësh, por rikonfirmoi gjithashtu statistikat mbresëlënëse të Carlo Ancelottit. Në ndeshjet e para, në kampionatet e ndryshme ku ka drejtuar, ai nuk ka humbur kurrë.

Carletto ka pasur një debutim me fitore kudo ku ka qenë. Ndodhi te Chelsea në Londër, te Bayerni në kampionatin gjerman, apo te Reali i Madridit në Spanjë. Suksesi në premierë për Ancelottin erdhi edhe në pankinën e Paris Saint Germainit, e kjo nuk mungon as në Serie A me Juven dhe Parmën.

Nëse ka një notë që stonon në karrierën e trajnerit është vetëm barazimi në debutim, kur drejtonte Milanin.

Top Channel