Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

AKU NDALON KAMIONIN ME 27 TON MISH PULE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish pule nga Brazili me prezencë salmonelw. Kontenieri është bllokuar në Durrës, ku pas analizave të monstrave rezultoi se mishi ishte i infektuar.

 

VAJI I ULLIRIT, PRODHUESIT: ÇMIMI NUK JUSTIFIKON KOSTOT

Në treg 1 Lt vaj ulliri mund të blihet edhe me 600 lekë por prodhuesit mbështesin tezën se ai nuk është kurrsesi orogjinal pasi prodhimi I 1 lt vaji ulliri ekstra të virgjër vetëm koston e ka 1200 lekë.

 

POLICIA E TIRANËS NIS KONTROLLET

Policia rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në fundjavë. 5 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga.

 

I JEPET LAMTUMIRA VIKTIMAVE TË URËS NË GENOVA

Iu dha lamtumira sot 18 prej 41 viktimave të shembjes së urës në Genova në një ceremoni shtetërore, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë. Shumë familjarë të tjerë do i mbajnë ceremonitë në mënyrë private.

 

PËRMBYTJET NË INDI, 324 TË MBYTUR

Situata në Indi është dramatike pas përmbytjeve në Keralas që i kanë marrë jetën 324 personave. Në operacionin e shpëtimit është përfshirë edhe ushtria e vendit.

 

 

Top Channel