Gati debutimi i Ronaldos, Allegri ndan mendjen për formacionin dhe skemën

18/08/2018 17:36

Cristiano Ronaldo do të debutojë me Juventusin në orën 18:00, teksa bardhezinjtë do të përballen me Chievon në stadiumin “Bentegodi” të qytetit të Veronës.

Në qytet janë marra masa të forta antiterrorizëm, teksa tifozët vijojnë ende të hyjnë, duke kaluar disa kordonë policorë dhe kontrolle të rrepta.

Gjithsesi, sa i përket ndeshjes, Allegri i ka dhënë fund dilemave dhe ka zgjedhur skemën 4-2-3-1 për të rreshtuar Juventusin e tij, tashmë që ka në përbërje Cristiano Ronaldon.

Titullarë në këtë sfidë të parë janë edhe i rikthyeri Bonucci, dhe portugezi tjetër Joao Cancelo, ndërsa Dybala do të luajë pas shpinës së CR7-ës.

Ja formacionet zyrtare të Chievo-Juventus:

Top Channel