Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit, u ngjyros blu, me skuadrën e Sarrit që regjistroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje të sezonit të ri të Premier Leagues.

Gjithçka ishte një spektakël në “Stamford Bridge”, me Chelsean që kali në avantazh që në minutën e 9 me Pedron dhe dyfishoi në të 20-ën me Moratën.

Kur u duk se Arsenali u dorëzua, ishte Mkhitaryan që riktheu “topçinjtë” në lojë në minutën e 37 dhe më pas Iwobi barazoi në të 41-tën.

Goli me vlerë 3-pikëshe për skuadrën e Chelseat u shënua nga mbrojtësi anësor spanjoll, Marcos Alonso, 10 minuta para fundit, ndërsa Arsenali krijoi disa raste më pas, por nuk arriti të dalë me pikë.

në dy javët e para, Chelsea i Sarrit ka marrë pikë të plota, ndërsa Arsenali i Emery qëndron ende në kuotën zero, pas humbjeve si ndaj Cityt, ashtu edhe në derbi.

Top Channel