Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy të rinj kanë shkaktuar një aksident të qëllimshëm me forcat e policisë. Ata ishin duke lëvizur me shpejtësi nëpër qytet duke shkaktuar panik nëpër rrugë.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje që nga zona e Unazës së Re dhe kryqëzimin e rrugës së burgut, mjeti Tuareg që drejtonin dy të rinjtë ka goditur edhe motorët e policisë.

Pas aksidentit ata kanë braktisur mjetin e tyre të dëmtuar dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por policia i ka ndaluar. Me vete ju gjetën edhe armë zjarri pistoleta TT. Ata përplasen edhe katër mjete të tjera në rrugë.

Rastet kur sfidohet hapur ligji dhe të rinj ecin me shpejtësi me mjetet e tyre edhe në zonat urbane jashtë shpeshtuar ditët e fundit. Në rrjetet sociale qarkullon një video gjatë së cilës një automjet në sheshin Nënë Tereza, ecën me shpejtësi duke mos ju përgjigjur thirrjes se policisë qe i është vënë pas.

Top Channel