Lajmet kryesore të ditës, 17/08/2018 – 16:00

17/08/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PËRPLASEN ME TRENIN, SHPËTON FAMILJA
Gjashtë anëtarët e një familljeje shpëtuan mrekullisht falë konstruktit të makinës së tyre. Treni i linjës Durrës-Elbasan i mori para mbi shina, pasi kryefamiljari nuk ndaloi edhe pse ishte fare pranë trenit që po vinte ngadalë.

XHENOVA, TRAGJEDIA U PARALAJMËRUA
Tragjedia në Xhenova ishte e paralajmëruar. Prej muajsh inxhinierët kishin kërkuar ndërhyrje në urën e viteve ’60, por kompania mirëmbajtëse e autostradave jepte garanci.

15 MILIONË EURO PËR SISTEMIN E RI TË KASAVE
15 milionë euro do të shpenzohen për të instaluar një sistem të ri për kasat fiskale. Kjo nuk do të thotë që biznesi do të ndryshojë kasat. Duhet ndryshuar sistemi i vitit 2010 që punon mbi bazë ditore, problematik që në fillim.

KRIZA TURKE KËRCËNON EUROPËN
Ekonomia turke, me rritjen më të shpejtë në botë, po bie po kaq shpejt në krizë, duke kërcënuar sistemin financiar europian. Turqia është në vend të dytë për shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.

LULIA SJELL NË JETË FËMIJËN E TETË
Shqiptarët po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, por ky nuk është rasti i Lulies. 31-vjeçarja solli në jetë fëmijën e tetë, pas katër djemve e tre vajzave.

Top Channel