“Equalizer 2” në Imperial, Denzel Washington shkel rregullin e aktrimit

17/08/2018 15:36

Fituesi i dy çmimeve “Oscar”, Denzel Washington rikthehet në ekranin e madh të kinemasë, në aksionin e tij më të ri.

Në serinë e dytë të “Equalizer”, Robert McCall vendos drejtësi për të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, por sa larg do të shkojë ai, kur bëhet fjalë për dikë që e ka fort për zemër?

Ky është i katërti film, ku Washington dhe Fuqoi bashkojnë forcat në setin e xhirimit.

Një kuriozitet interesant mbi fimin është edhe fakti se, aktori Denzel Washington, për herë të parë prish rregullat e vendosura prej tij në aktrim.

Në karrierën e gjatë artistike, ai numëron më shumë se 55 role, por asnjëri prej filmave ku ai ka interpretuar, përveç “Balancuesit”, nuk ka pasur një vazhdim. Kjo është hera e parë që ylli i kinematografisë amerikane shfaqet në një seri të dytë filmi.

Në “Box Office”, duket se “Equalizer” nuk ka konkurrentë të tjerë, pasi ka lënë pas të gjithë filmat e tjerë që po shfaqen momentalisht në të gjithë botën.

“Mamma Mia”, “Hotel Transylvania” dhe as “Incredibles” nuk mund të maten dot me “Balancuesin”, i cili ka arkëtuar plot 200 mln dollarë.

Top Channel