Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh shiu pas mesdite dhe pothuajse të të gjitha rrugët e Durrësit janë nën ujë. Në disa kryqëzime e rrugë të qytetit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përzier me ujërat e larta, e për pasojë kanë pushtuar edhe një pjesë të trotuareve.

Në qytetin bregdetar trafiku paraqitet i rënduar dhe ka vështirësi në qarkullim për këmbësorët. Ndërkohë sipas IGJEUM në çdo qark, në zona të caktuara priten dhe shtrëngata të shkurtra shiu.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel