Ka mjaftuar pak shi në qytetin e beratit që uji të kthehet sërish në makth për banorët e një lagjeje.

Pallatet e lagjes “Çlirimi” janë rrethuar nga uji dhe siç duket në pamjet e dërguara nga vetë banorët në “Ti Raporton”, ata janë izoluar.

Banorët thonë se këtë situate e vuajnë prej 13 vjetësh.

Sipas tyre përmbytjet shkaktohen nga bllokimi i pusetave.

Top Channel