Akulli i infektuar, 600 kontrolle nëpër lokale. Ndotja, edhe gjatë shërbimit

16/08/2018 15:09

Disa ditë më parë mjekët infektivë të QSUT-së dhanë alarmin se akulli I cili shërbet në lokale përgatit me ujë të ndotur. Ata ngrenë dyshime se rastet të cilat janë paraqitur me Hepatit A, është rezultat i akullit që shërbet në lokale.

Ndërsa sipas specialistëve të higjienës uji që përgatit akulli ka rezultuar me bakterin Echeria Coli. Por si prodhohet dhe shërbet akulli në locale?

Kjo është një makineri akulli, e cila prodhon kubat e akullit. Në rastin më të mirë banakieri e shërben akullin me lugë, por nuk mungojnë dhe rastet kur akulli kapet me dorë që nuk e dimë nëse duart janë të lara ose është mbartës i ndonjë sëmundje.
Në të gjithë vendin nga muaji qershor deri në gusht Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 600 inspektime, ku 6 prej tyre kanë rezultuar se prodhonin akullin jashtë kushteve higjeno sanitare.

“ Ne kemi kryer mbi 600 inspektime në bar kafe, ku ka qenë pjesë e këtyre inspektimeve edhe akulli. Në bazë të rezultateve që kemi marë nga monstrat tona kemi mundur që gjashtë subjekteve t’I bllokojmë makineritë e tyre. Kjo vjen si rezultat sepse ata nuk përdorin drejtëpërdrejtë ujin e rrjedhshëm, i cili vjen nga ujësjellësi, por ujin i cili ngelet nëpër depozita. Aparaturat që përdoren nëpër këto bar kafe janë jashtë kushteve higjieno-sanitare për të cilat ne kemi marrë vendimin e mbylljes”, thotë Eltar Deda.

Top Channel