Zjarrfikëset shuajnë në kohë rekord zjarrin në kodrat e Sharrës, arrestohet Almir Sehitaj

15/08/2018 14:36

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit të rënë një ditë më parë në zonën e Sharrës.

Falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve të Tiranës u bë e mundur shuarja e zjarrit në kohë rekord, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme te kodrat e Sharrës.

Në këtë aksion u përfshinë 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektive të repartit të zjarrfikësve, që bënë të mundur të shuarjen e flakëve dhe të mos lejonin që vatra e saj të përhapej në banesat që ndodhen në këtë zonë.

Pas hetimeve të zhvilluara nga ekspertë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit. Sehitaj do të përballet me akuzën për zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel