Zelanda e Re ndalon shitjen e shtëpive te të huajt

15/08/2018 16:08

Qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar shitjen e shtëpive për të huajt, duke thënë se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre.

Ministri i Financave tha se, masa synonte të bënte blerjen e një shtëpie më të përballueshme për banorët vendas.

Vetëm një e katërta e të rriturve në Zelandën e Re kanë një shtëpi të tyre, krahasuar me gjysmën e neozelandezëve që e kishin një shtëpi të tyren në vitin 1991, e në 5 vitet e fundit shifrat e të pastrehëve janë rritur, me disa banorë që detyrohen të jetojnë në makina, në garazhe apo nën ura.

Një raport i “The Economist” nënvizonte se Zelanda e Re ka çmimet më të papërballueshme të shtëpive në botë, me ato në Auckland që ishin rritur me 75 për qind në 4 vitet e fundit.

Ndalimi i shitjes së shtëpive për të huajt aplikohet tani për të gjithë, përjashtuar blerësit nga Singapori dhe Australia. Sipas të dhënave zyrtare, 10 për qind e shtëpive në Kuinstaun Lakes District dhe 20 për qind e shtëpive në Auckland ishin blerë nga të huaj.

Zelanda e Re është bërë një destinacion i preferuar për blerësit kinezë, australianë dhe aziatikë, e ka fituar reputacionin e një strehe të qetë për të pasurit e botës, që e konsiderojnë atë edhe si një parajsë të sigurtë përballë ndonjë konflikti të mundshëm bërthamor, rritjes së terrorizmit apo zemërimit civil, ose thjesht një vend për t’u larguar nga gjithçka.

Top Channel