Tirana përfshihet nga stuhia në pak minuta, rrëzohet një skelë

15/08/2018 18:30

Një shi i rrëmbyeshëm goditi kryeqytetin pasditen e sotme. Stuhia që zgjati të paktën 60 minuta vështirësoi trafikun në kryeqytet, si të automjeteve edhe të kalimtarëve.

Një skelë ndërtimi u rrëzua, por për fat të mirë nuk pati të lënduar, edhe pse vuri në rrezik banorët.

Vranësirat sipas meteorologëve do të vazhdojnë të shoqërojnë Tiranë edhe për disa ore të tjera.

Top Channel