Tifoz i Realit të Madridit në derbin e sotëm, dajë i një bejzbollisti…

15/08/2018 12:51

Sportiv, pushime malore larg vapës, zhurmës, dhe mes qetësisë dhe freskisë që të ofrojnë alpet shqiptare, dhe sigurisht njerëzve të dashur.

Flasim për ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, por këtë herë si baba, dhe për herë të parë dajë Ditmiri na prezanton edhe nipin. Nga profili i tij në Instagram, shefi i diplomacisë shqiptare na tregon se po shijon pushimet në pikat turistike të Shkodrës .

Në një foto të fundit në Instagram shohim Martinin, i cili më 25 korrik mbushi 6 vjeç, por Ditmiri na tregon edhe skuadrën e preferuar pasi i kombinuar me të birin mbajnë bluzat e Realit të Madridit, duke na rrëfyer dhe se më kë janë tifoz në derbin e mbrëmjes Real i Madridit dhe Atletico i Madridit në Superkupën e Europës.

Pak orë më parë Bushati na prezantoi edhe me nipin e tij, Kevin Profiri, i cili jeton në Amerikë dhe është lojtar bejzbolli me Giant. Mesa duket daja i ka treguar nipit bukuritë e Alpeve Shqiptare dhe zonave turistike. “Në rrugën tonë për në Vermoshë me nipin (lojtar bejzbolli) ndaluam në Tamarë”, shkruan ai.

Top Channel