Shelby SuperCars ka ndërmarrë një sfidë për universin botëror të automobilave. Brezi i tij i ri i supermakinave, Tuatara 2019, i cili do të paraqitet javën e ardhshme në SHBA, “kërcënon” me “thyerjen lehtësisht të rekordit aktual të shpejtësisë” të një makine prodhimi.

Ky rekord mbahet nga RS Koenigsegg Agera me 447.2 km/h. Mendohet se Tuatara do të arrijë të paktën 450 km/h.

Kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtohet vëmendje shifrave të performancës së modelit të ri, shifra që do të publikohen javën e ardhshme në Monterrey.

Për momentin, thashethemet sugjerojnë se për të arritur rekordin, do të ketë një fuqi motorike prej më shumë se 1700 kuaj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel