Nëntë subjekte janë identifikuar në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë, të cilët kryenin aktiviteitn e tyre në kundërshtim të plotë me ligjin për sigurinë ushqimore. Sipas AKU, këto subjekte ushtronin aktivitet, produkte me origjinë shtazore dhe jo shtazore, prodhim përpunim mishi, minimarket, ëmbëltore, tregtim të produktit peshk.

Ndaj tyre janë marrë masa administrative me gjobë për shkak se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare si dhe u mungonte dokumentacioni shoqërues. Ndërsa dy prej subjekteve me aktivitet përpunim mishi dhe tregtim të produktit peshk u mor masë e menjëhershme, konfiskim të mallit dhe bllokim aktiviteti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal.

Top Channel