Gjykata e lë në burg, Kishta: Burri më dhunonte, vajzat do t’i mbysja se janë të miat

15/08/2018 13:36
Rudina Kishta ne gjykate

Bashkëshorti më dhunonte fizikisht dhe prej 6 muajsh jetoja në kushte të vështira, ndërsa vajzat doja ti mbysja pasi janë të miat mësohet të ketë thënë në gjykatë Rudina Kishta, 42-vjeçarja nga Fieri e cila akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe tentativë vrasjeje.

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 42-vjeçaren që i vuri flakën shtëpisë, dhe tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saj të mitura.

Lexo edhe:
I dogji shtëpinë të shoqit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura në lumë

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo. Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

Rudina Kishta u arrestua disa ditë më parë ndërsa i shoqi ka thënë se ajo vuante nga depresioni.

Top Channel