Në Angli po qarkullonin zëra që shihnin Zinedine Zidane në stolin e Manchester United, në vend të Jose Mourinhos.

Por, me sa duket, këto zëra kanë gjetur konfirmimin edhe nga mediet franceze. Është e përditshmja prestigjioze sportive “L’Equipe”, ajo që flet për mundësinë e kalimit të francezit, kampion i trefishtë i Europës me Realin e Madridit, në “Old Trafford”.

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e Manchester United janë gati që të shkarkojnë nga detyra Mourinhon, që është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave, sidomos për lëvizjet në merkato të “djajve të kuq”, aspekt për të cilin nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij.

E përditshmja franceze e përshkruan Zidane si një person që është në kërkim të stimujve të rinj, e një klub si Manchester United e tërheq padyshim shumë. Francezi po e ndjek me vëmendje të veçantë situatën te Manchester United, pasi Mourinho është në luftë me të gjithë ambientin, ku spikasin edhe përplasjet me Paul Pogbanë.

Top Channel