Policia e Korçës ka vënë në pranga një 49-vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim, dhe e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg.

Valbona Musa në 2014, në bashkëpunim me një tjetër person nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar F.M një shumë lekësh, duke i premtuar këtij të fundit, se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me çertifikatë pronësie.

“Ndalimi i saj u bë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1 në Tiranë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 608 datë 27.10.2015, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”, thotë policia e Korçës.

Top Channel