Bushati shpreh ngushëllimet për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova

15/08/2018 14:48

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet në Facebook për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova.

“Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta”,shkruan ministri Bushati.

Top Channel