Pas Meret dhe Karnezis, Carlo Ancelotti do të ketë tashmë edhe një tjetër portier në dispozicion, për të përballuar sezonin e gjatë dhe angazhimin në tre kompeticione.

Bëhet fjalë për kolumbianin David Ospina, i cili do të vijë nga Arsenali me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.

I bllokuar në Londër nga Cech dhe Leno, 28-vjeçari do të provojë shanset e tij te Napoli, ku edhe dy portierët e tjerë, Karnezis dhe Meret kanë ardhur këtë verë, ndërsa ky i dyti momentalisht është i dëmtuar.

Ospina do të mbërrijë mëngjesin e të enjtes në Romë, ku edhe do të kryejë vizitat mjekësore rutinë, për t’u nisur më pas për në Napoli, ku do të hedhë firmën mbi kontratë.

Top Channel