Një konflikt për motive të dobëta, të paktën sipas policisë, ka bërë që vëllai të plagosë me thikë të vëllanë mesditën e sotme në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezërit I. X., dhe A. X. Janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është vënë në pranga nga policia.

Top Channel