Sot Shkëndija-Salzburg, luhet për mrekullinë e kualifikimit

14/08/2018 11:12

Shkëndija e Tetovës do të luajë sot ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve me Salzburgun. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani për t’u kualifikuar nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se ndeshjen e parë e ka humbur 3-0.

“Shpresa kemi, edhe pse është një rezultat i thelle. ne duhet të përgatitemi që të zhvillojmë një lojë sa më të mirë. Në futboll ndodh gjithçka, Shkëndija do të hyjë në fushë e motivuar dhe e angazhuar për të bërë një paraqitje sa më të mirë”, shprehet trajneri i Shkëndijes, Qatip Osmani.

Ndërsa mbrojtësi Visar Musliu pranoi se Salzburgu është skuadër cilësore dhe se shkëndija nuk do të dorëzohet.

“Për Salzburgun nuk është e nevojshme të flasim e tregoi kampionatin e kaluar se deri ku mund të shkojë. ka në përbërje sulmues shumë të mirë por kjo nuk do të tjhotë se Shkëndija nuk do të përballet me të”, thotë ai.

Ndeshja mes Shkëndijes dhe Salzburgut do të luhet në orën 20:15 në stadiumin Filip II të Shkupit dhe do të transmetohet në Digitalb nëpërmjet paketës Supersport.

Top Channel