Akulli me hepatit A; Në infektivin e Tiranës tre raste. Mjekët: Uji është i ndotur

14/08/2018 15:05

Në ditët e nxehta akulli është shoqëruesi kryesor në pijet freskuese që porosisim në bare. Por shumë pak e dinë që pas freskisë vinë sëmundjet të ndryshme.

Pëllumb Pipero ngre alarmin që pranë pavionit të sëmundjeve infektive janë paraqitur 3 raste me hepatit A ku shkaktar kryesor ka qenë akulli pasi ai prodhohet me ujin e rrjetit, i cili është pasur me baktere.

“Nga eksperienca klinike veçanërisht me hepatite A në mosha të rritur personalisht kam patur 2-3 raste të tilla. Indirekt e kam akuzuar akullin si burim të mundshëm apo rrugë të mundshme të transmetimit të mjaft sëmundjeve infektive me natyre virusale apo bakterore. Themi kështu sepse nuk kam informacion të saktë që akulli prodhohet në kushte optimal. Së dyti, jam i sigurt që prodhohet me ujin e rrjetit që jo gjithmonë është I sigurtë, apo jo gjithmonë është i pandodhur”, shprehet Pëllumb Pipero Shefi i Shërbimit Infektiv, QSUT.

Sipas Pipero, akulli është shkaktar i shumë sëmundjeve bakteriale.

“Po kështu na rezulton që uji I pijshëm apo akulli që prodhohet nga uji I pijshëm të pasigurt neve kemi mjaft raste të tjera që janë këto sëmundjet gastrointerite, intoksikacionet etj.”, thotë Pëllumb Pipero.

Top Channel