Aksidentoi këmbësorin, vetëdorëzohet në Policinë e Fierit. Viktima ndërroi jetë në spital

14/08/2018 07:49

Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi është përplasur nga një automjet pak përpara mesnatës midis të hënës dhe të martës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10 në fshatin Portëz, ku mjeti tip Opel, në emër të një 54-vjeçari, por që drejtohej nga 20-vjeçari Gelsion Pajo nga Patosi, ka përplasur 55-vjeçarin Y.A..

Pas shkaktimit të aksidentit, shtetasi Pajo e ka dërguar këmbësorin e lënduar në spital dhe është larguar për në banesën e tij, por më vonë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Fierit.

Materialet hetimore ndaj tij, mbi të cilin rëndon vepra penale e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

Top Channel